UPPS/ Ilda Bejleri i ndërroi vitet në Abu Dhabi. E lidhur me sheikun… (FOTO) – AlpeGossip
UPPS/ Ilda Bejleri i ndërroi vitet në Abu Dhabi. E lidhur me sheikun… (FOTO)

UPPS/ Ilda Bejleri i ndërroi vitet në Abu Dhabi. E lidhur me sheikun… (FOTO)

Pas pushimeve të vitit të kaluar në ishullin grek Mykonos, gazetarja e sportit Ilda Bejleri ka kaluar ndërrimin e viteve në Abu Dhabi, kryeqyteti dhe qyteti i dytë më i populluar i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ilda postoi disa foto në “Instagram” mes rërës dhe disa të tjera në një nga hotelet luksoze, ku në sfond shfaqej një sheik. Nuk dihet nëse personi në sfond apo thashethemet, që qarkullojnë, të bëjë ndjekësit e saj të dyshojnë se në fakt ajo në ndodhej në Abu Dhabi për të festuar pranë personit të ri në jetën e saj, që mund të jetë një sheik i pasur.

Edhe pse deri më tani Ilda është komentuar disa herë për lidhje në jetën e saj, ajo vetë ka preferuar të mos flasë asnjëherë për jetën private, duke e lënë të pazbardhur statusin e saj. Para tre muajsh, jehona që bëri me fotot provokuese që postoi në rrjetet sociale, shkoi deri në Europë ku mediat franceze nuk lanë pa i njohur ndjekësit e tyre me Ilda Bejlerin.

“Ju prezantojmë me Ilda Bejleri, një gazetare e sportit shumë e njohur në Shqipëri, dhe ne e kuptojmë pse”, ka shkruar në “Facebook” faqja “La Minute Football”, duke e shoqëruar këtë shkrim edhe me disa foto seksi të gazetares. Në një intervistë për “Who”, ajo foli rreth jetës private dhe ngacmimeve që merr në rrjetet sociale. “Jam e pëlqyer për faktin e jam origjinale, jam e njëjta si në ekran ashtu edhe në jetën e përditshme.

Po për të mbajtur suksesin nuk bëj plane asnjëherë. Suksesi im është i imi dhe kështu do mbetet. Sado talente të ketë, besoj që gjithkush ka audiencën e vet. Ndihem shumë e sigurt për atë figurë që unë kam krijuar dhe për profesionin që kam zgjedhur”, tha ajo. Në lidhje me raportimet nga stadiumi me veshje shumë seksi, ajo sqaron: “Mendoj që nuk kanë qenë aq seksi sepse pothuajse gjithmonë kam pasur një xhaketë të veshur.

Po me sa duket unë edhe me xhaketë dukem seksi… Gjë e mirë, apo jo?” Për mesazhet private që i shkruajnë në “Instagram”, aty ku poston dhe fotot provokuese ajo tregon: “Është diçka shumë e bukur të kesh gjithë ata njerëz që të ndjekin dhe realisht ndihem shumë krenare dhe mirënjohëse për këtë fakt. I lexoj pothuajse të gjitha mesazhet në ‘Instagram’, në ‘Facebook’ më pak.

Propozime dhe fjali ka nga më të ndryshmet dhe ka shumë që mund t’i konsideroj propozime të çmendura. Por ato që më bëjnë çudi janë kur disa nga ndjekësit shkruajnë shumë gjatë në ‘Instagram’ dhe pa pushim”. Pyetjes se si ka mundësi që prej vitesh tashmë nuk i dihet konkretisht asnjë histori dashurie, ajo u shpreh: ”Edhe mua më duket e vështirë ta besoj!” Le të shohim nëse 2019 ka nisur me këmbë të mbarë për Ildën, sa u takon çshtjeve të zemrës.