“ISHTE POSESIV…”/ Ish-partnerja e Cozmanit i thotë të gjitha rreth ndarjes (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“ISHTE POSESIV…”/ Ish-partnerja e Cozmanit i thotë të gjitha rreth ndarjes (FOTO+VIDEO)

“ISHTE POSESIV…”/ Ish-partnerja e Cozmanit i thotë të gjitha rreth ndarjes (FOTO+VIDEO)

Lidhja e Cozmanit me vajzën bukuroshe të quajtur Fjolla nuk zgjati shumë, ndonëse gjërat dukeshin serioze mes tyre. Ditën e sotme, Fjolla ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi disa detaje  rreth ndarjes.

Ajo rrëfeu se lidhja e tyre ishte kthyer në lidhje toksike për shkak të xhelozisë dhe posesivitetit nga ana e Cozmanit. Kjo ishte dhe arsyeja që i çoi drejt ndarjes, të cilën Fjolla nuk e ka përjetuar mirë.

“Unë jam person që parapëlqej paqen edhe harmoninë edhe në momentin që hyjnë mes lidhjes xhelozira, posesiviteti, toksiciteti e këto ndjenja negative, unë e ndjeva veten dhe vlerat e mia e moralin tim të cënuar. Ky ishte problemi më i madh mospërputhja e vlerave.
Ai është person shumë i mirë, por ndonjëherë dashuria kalon në xhelozi të tepërt e posesivitet. Nuk kishte dhunë, por kishte tendenca toksike. Pas ndarjes, më ka ndihmuar shumë familja, e cila më ka pritur shumë krahë hapur dhe më ka mbështetur. Shoqëria po ashtu si edhe konsulenti im. Pasi nuk e kam përjetuar mirë ndarjen dhe ende po kaloj një periudhë të vështirë. Unë mendoj se ka shumë rëndësi komunikimi dhe ndjesia që mos të ndihesh vetëm në lidhje. Nuk është turp të kërkosh ndihmë e as nuk është turp të ndahemi”, u shpreh ajo.