RITA ORA NË MET GALA/ Këngëtarja shkëlqen në kuptimin e parë të fjalës – AlpeGossip
RITA ORA NË MET GALA/ Këngëtarja shkëlqen në kuptimin e parë të fjalës

RITA ORA NË MET GALA/ Këngëtarja shkëlqen në kuptimin e parë të fjalës

Është hera e katërt e Rita Orës në eventin më të rëndësishëm të modës.

Ajo u shfaq mbrëmjen e kaluar në tapetin e kuq të MET Gala në New York, e veshur me një fustan gjithë temina të errëta dhe ngjyrë floriri.

Këngëtarja zgjodhi një dekolte të hapur.

Ndonëse mbërriti e vetme, Rita Ora u bë bashkë me Kate Moss, një prej mikeshave të saj të afërta.

Kate gjithashtu shkëlqente e tëra me një fustan ngjyrë argjendi, të ngjashëm me fustanin e Ritës.

Vitin e kaluar, Rita Ora u vesh me një fustan të gjatë të zi Prada, përshtatur me tematikën që kishte MET Galaja e vitit të shkuar: “Trupa Hyjnorë”, frymëzuar nga motivet e veshjeve fetare.