MONOTONI NË ÇIFT,BEQARËT DASHURI ME SHIKIM TË PARË/ Zbuloni parashikimin e horoskopit – AlpeGossip
MONOTONI NË ÇIFT,BEQARËT DASHURI ME SHIKIM TË PARË/ Zbuloni parashikimin e horoskopit

MONOTONI NË ÇIFT,BEQARËT DASHURI ME SHIKIM TË PARË/ Zbuloni parashikimin e horoskopit

DASHI
Dialogu do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do merreni vesh për gjithçka dhe mund te merrni edhe disa vendime. Beqaret duhet te tregohen sa me te kujdesshëm. Edhe sikur një person t’iu pëlqejë tej mase, nuk duhet te hedhin menjëherë hapa. Buxheti do jete goxha i mire dhe mund te bëni lëvizjet qe keni menduar prej kohesh.

DEMI
Tregohuni sa me te sinqerte me partnerin tuaj sot sepse vetëm kështu do ruani një klime te ngrohte ne çift. Nga ana tjetër mos ngurroni as t’i shprehni ndjenjat me mënyra te ndryshme. Beqaret nuk do kenë një dite me shume fat dhe ka rrezik te mbeten vetëm edhe për pak. Ne planin financiar gjithçka do ece si duhet nëse nuk nxitoheni për asgjë.

BINJAKET
Dite negative ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do ndiheni aspak mire pranë partnerit dhe mund te debatoni ashpër me te. Beqaret duhet te reflektojnë disa here para se te hedhin hapa sepse prej kësaj sjelljeje do varet e ardhmja. Ne planin financiar nuk do këtë vështirësi, por as përmirësime. Mundohuni t’ia dilni me aq para sa keni.

GAFORRJA
Dite mjaft interesante do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni dhe nga ana tjetër mund te mahniteni nga ato qe do ju thotë partneri. Beqaret do kenë një dite mjaft te veçante dhe te mbushur me takime fantastike. Ne planin financiar ka rrezik te përballeni me vështirësi goxha te mëdha. Nëse nuk ja dilni dot kërkoni ndihme.

LUANI
Fale ndikimit pozitiv te Venusit, jeta juaj ne çift ka për te qene e jashtëzakonshme sot. Shfrytëzojeni ne maksimum dhe keni për te përjetuar kënaqësi fantastike. Beqaret do jene te parrezistueshem dhe do marrin ftesa te njëpasnjëshme. Financat do jene shume here me te mira se kohet e fundit dhe do hiqni edhe para mënjanë për te siguruar te ardhmen.

VIRGJERESHA
Monotonia do e pushtoje sot jetën tuaj ne çift dhe nuk do përjetoni asnjë lloj emocioni. Mundohuni te flisni me partnerin dhe te bëni ndryshime sepse kështu shume shpejt do mendoni për ndarje. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare atëherë kur nuk e presin. Buxheti do jete goxha i mire. Do dini si t’i organizoni te ardhurat dhe nuk do keni probleme.

PESHORJA
Do jeni gati edhe te falni dhe te hapni rruge sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe marrëdhënia me partnerin te përmirësohet dhe paqja te mbizotërojë. Beqaret do kenë një eksperience mjaft te bukur dhe zemra do ju rrahe me ritme me te shpejta. Ne planin financiar do jeni te kujdesshëm dhe te matur prandaj gjendja ka për te qene shume here me e mire se me pare.

AKREPI
Asgjë nuk do ece mire sot mes jush dhe partnerit. Do jeni tej mase xheloze për te dhe mund te keni edhe debate te forta. Beqaret duhet te bëjnë pak me tepër durim dhe çdo ëndërr do ju realizohet. Dite te mira i presin se shpejti. Buxheti nuk ka për te qene shume i mire. Do shpenzoni pafund pa menduar aspak për te nesërmen. Ky do jete një gabim fatal.

SHIGJETARI
Marrëdhënia juaj me partnerin ka për te qene tej mase e mire sot. Do i lini njëherë e mire pas krahëve problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm për ta bere te ardhmen sa me te bukur. Beqaret ka shume mundësi te realizojnë takimin e tyre me te bukur. Buxheti do filloje dalëngadalë te përmirësohet. Vazhdoni te tregoheni ende te kujdesshëm dhe gjendja do ndryshoje rrënjësisht.

BRICJAPI
Lërini gjerat te rrjedhin natyrshëm sot ju te dashuruarit dhe mos kërkoni asgjë me ngulm. Keni për ta pare qe yjet do mendojnë për çdo gjë dhe do ua bëjnë ditën emocionuese. Beqaret do kenë takime te shumta, por ende nuk do ndihen gati për te hedhur hapa. Ne planin financiar disa te afërm do ju ndihmojnë t’i zgjidhni një e nga një te gjitha problemet qe keni pasur.

UJORI
Nëse nuk prekni tema delikate sot, jeta juaj ne çift ka për te qene e kënaqshme. Mundohuni t’i shprehni sa me shume ndjenjat dhe pse jo te përgatisni edhe ndonjë surprize. Beqaret me ne fund do afrohen me një person qe e pëlqejnë dhe do ndihen mjaft mire. Tani për tani le te kënaqen me kaq. Ne planin financiar do keni gjate gjithë kohës mbështetjen e familjareve dhe nuk do keni tronditje.

PESHQIT
Do jeni tej mase te përkujdesur ndaj partnerit tuaj sot dhe marrëdhënia ne çift do jete e jashtëzakonshme. Nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni. Beqaret nuk do arrijnë dot ta tërheqin pas vetes dike edhe pse ne fakt do mundohen mjaft. Buxheti do përmirësohet mjaft kështu qe përgatituni te kryeni edhe ndonjë investim me tepër nga zakonisht.