E PYESIN A ËSHTË PJESË E ILUMINATIT/ Bebe Rexha befason me përgjigjen e saj: Kush beson aty… – AlpeGossip
E PYESIN A ËSHTË PJESË E ILUMINATIT/ Bebe Rexha befason me përgjigjen e saj: Kush beson aty…

E PYESIN A ËSHTË PJESË E ILUMINATIT/ Bebe Rexha befason me përgjigjen e saj: Kush beson aty…

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha brenda një kohe të shkurtër ka thyer disa rekorde. Këngët e saj renditen ndër më të dëgjuarat në botë dhe kjo ka bërë fansat të dyshojnë nëse ajo është pjesë e Iluminatit.

Pak më parë në profilin e saj zyrtar në “Twitter” këngëtarja ka shkruar se ëndërron sikur shiu bie në formë shampanje.

Menjëherë pas kësaj një fans i ka shkruar se kjo është ajo çka dëshiron Iluminati.

“Më vjen keq. Kushdo që beson te Iluminati është budalla. Mjaft më pyetët nëse jam pjesë e tyre. Dhe nëse do isha, a do ju tregoja? Unë besoj në Zot. Por ju sërish do spekuloni”, i përgjigjet këngëtarja.
Iluminati është emri i një shoqërie sekrete, pjesë e të cilit mendohet të jenë personalitet të njohur nga e gjithë bota.