Kur përmendim zakonisht modën na vijnë në mëndje femrat, pasi ato janë më shumë të apasionuara pas veshjeve të bukura. Meshkujt i lemë pak të mënjanuar në këtë pjesë.
Por ja që dhe meshkujt duan të vishen mirë, sidomos tani që po afron matura edhe ata po mendojnë se çfarë do të veshin për atë ditë
Disa preferojnë të jenë seriozë, ndërsa disa të tjerë duan të jenë pak më të thjesht. Nuk është e thënë që të gjithë meshkujt nëpër festa të tilla të vishen me kostum serioz. Ka veshje shumë të bukura të cilat nuk janë edhe aq shumë serioze. Për shembull një këmishë ndryshe nga të tjerat dhe një palë pantallona të thjeshta mund të bëjnë një kombinim perfekt.