Ajo që shohim në Instagram është një gënjeshtër dhe rrëfimi i Florianës për ditët e para si mama na bindi! – AlpeGossip
Ajo që shohim në Instagram është një gënjeshtër dhe rrëfimi i Florianës për ditët e para si mama na bindi!

Ajo që shohim në Instagram është një gënjeshtër dhe rrëfimi i Florianës për ditët e para si mama na bindi!

Një apo dy foto në Instagram nuk tregojnë realitetin. Në kemi parë shëtitjet e paqta të shtunave me diell të Floriana Garos që shtyn karrocën e Adias, po ç`heq ajo gjithë ditën e sidomos natën, i rrëfeu në një intervistë për Panorama Plus.

“Në fillim u gjenda e papërgatitur. Ishte një lodhje shumë e madhe dhe vajza qante shumë. Unë isha pa gjumin me të cilin isha mësuar ta bëja gjithmonë të plotë, e lodhur dhe e nervozuar. Isha e pasigurtë që do ia dilja të isha një nënë e zonja. Kur e shikoja Adian të paqtë, mbushesha me lumturi, por pjesa tjetër ishte sfidë. Tani ia kam marrë dorën më shumë dhe ndihem më e sigurt, por më duhet të pranoj, balancimi i gjërave të ndryshme në jetë bëhet i vështirë kur vjen në jetë një fëmijë”, tha Floriana, e cila
momentalisht i është përkushtuar vajzës. Po edhe shtatzënia nuk ishte e lehtë. Ajo kishte shtuar shumë kilogramë të cilat tashmë i ka hequr, por që për t`i tuar ishte më e thjeshtë se për t`i larguar. Kështu që deri tani i ka kaluar sfidat e para të mëmësisë.