“Dhuratat i kthen edhe mbreti”: Meghan Markle dhe princi Harry refuzojnë 9 milion dollarë të ardhura në dasmë – AlpeGossip
“Dhuratat i kthen edhe mbreti”: Meghan Markle dhe princi Harry refuzojnë 9 milion dollarë të ardhura në dasmë

“Dhuratat i kthen edhe mbreti”: Meghan Markle dhe princi Harry refuzojnë 9 milion dollarë të ardhura në dasmë

E keni parasysh atë shprehjen që qarkullon rëndom “dhuratat nuk i kthen as mbreti”, spo siç duket nuk qenka aspak e vërtetë sepse pjestarët e familjes mbretërore i kthejnë e çke me të!

Ja për shembull, princi Harry dhe Meghan Markle për dasmën e tyre kishin mbledhur më shumë se 9 milion dollarë dhurata nga të pranishmit në dasmën e tyre si dhe biznese të tjera që kanë dashur t’i ofrojnë diçka për këtë rast, dhe sërish i kanë refuzuar të gjitha dhuratat duke i kthyer mbrapsh.

Arsyeja për këtë ka qenë pikërisht protokolli. Për çeshtje të sigurisë absolute që duhet pasur si dhe për faktin që pjestarët e familjes mbretërore nuk lejohet të krijojnë relata interesi me askënd që nuk njohin, princi Harry dhe Meghan Markle duhet t’i kthejnë dhuratat.

Dhe të mendoni, plot 9 milion dollarë dhurata që do të kthehen! Në fakt, më herët princi Harry dhe Meghan Markle iu kërkuan miqësisht të ftuarve të tyre që dhuratën që kishin menduar për t’i dhuruar çiftit, t’i dhuronin për bamirësi pikërisht për këtë arsye.