“PERSONI I PARË QË MË VJEN NË…”/ Një partner romantik si Fisnik Syla, i dedikon fjalë të ngrohta Fjolla Morinës (FOTOT) – AlpeGossip
“PERSONI I PARË QË MË VJEN NË…”/ Një partner romantik si Fisnik Syla, i dedikon fjalë të ngrohta Fjolla Morinës (FOTOT)

“PERSONI I PARË QË MË VJEN NË…”/ Një partner romantik si Fisnik Syla, i dedikon fjalë të ngrohta Fjolla Morinës (FOTOT)

Që Fisnik Syla është ndër partnerët më romantikë të showbizit shqiptar, kjo dihet tashmë. Që nga propozimi i veçantë për martesë tek surprizat e dhuratat e vazhdueshme dhe deri tek dedikimet romantike, kemi kuptuar se Fjolla është me fat.

Së fundmi, ai ka bërë sërish një dedikim romantik në rrjetet sociale, duke shpërndarë një foto ku shihet krah Fjollës teksa ka shkruar:

Personi i pare qe me vjen ne mengjes kur te zgjohem, eshte arsyja ime e lumturise..
Une jetoj me gjysem zemre.. sepse gjysmen tjeter e ke TI ! Je personi me zemerbardhe qe kam njohur ne jeten time! @fjolla.morina 🤍”, ishin fjalët e tij pranë postimit të fotos me Fjollën.

Kujtojmë se ata kanë qenë në qendër të mediave kohët e fundit pas zyrtarizimit të marrëdhënies së tyre.

Sikundër u njoftua edhe gjatë kohës kur Fjolla dhe Fisniku u arrestuan, ku i fundit është baba i dy fëmijëve.

Pak javë më parë, “n’Zoom.biz” ka siguruar disa foto të bashkëshortes dhe fëmijëve të Fisnikut, duke shkruar se fotot janë realizuar në gusht, kur Fjolla dhe biznesmeni sapo kishin nisur lidhjen.

Po e njëjta media shkruante se bashkëshortja e Fisnikut ka treguar se ka qenë e martuar me të prej 10 vitesh dhe tashmë kjo marrëdhënie mori fund prej Fjollës.

Atyre që deshten shkatërrimin e familjes marrshin nga jeta atë që e meritojnë.

Kjo shkaktoi reagime të shumta në rrjet dhe kritikat ndaj këngëtares nuk munguan.Javën që lamë pas ka ardhur edhe reagimi i Fisnikut, i cili me anë të një statusi në Instastory ka mohuar zërat që po qarkullojnë në rrjet.

Ai thotë se martesa e tij ka përfunduar para njohjes me Fjollën, teksa e mbyll duke thënë se është shumë i lumtur me jetën e tij, duke konfirmuar lajmet se ai dhe Fjolla shumë shpejt do të martohen.

“Ish-martesa ime mori fund kohë më parë, para se Fjolla të bënte pjesë në jetën time. Fatkeqësisht lajmet e kota janë vetëm fjalë të kota. Ata bile nxorën edhe dy fëmijët e mi në foto, nëpër faqe të ndryshme. Do të vije koha kur këta gazetarë jo-profesionistë do të ndiqen penalisht për këto vepra të padrejta.”- shkruan ndër të tjera ai.

foto galeri

Në media raportohet se ata do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në fillim të muajit dhjetor. Çifti kanë menduar organizimin e dasmës së tyre në Shqipëri, ku Fjolla edhe aktualisht vuan dënimin e masës “arrest shtëpie” në Kukës.

Ndryshe nga sa u tha në fillim, ceremonia do të jetë private dhe jo me shumë persona të ftuar.