Moderatorja e njohur tregon admirimin për Aurela Gaçen: Ti duhet të jesh monument që ruhet nga shteti… (FOTO) – AlpeGossip
Moderatorja e njohur tregon admirimin për Aurela Gaçen: Ti duhet të jesh monument që ruhet nga shteti… (FOTO)

Moderatorja e njohur tregon admirimin për Aurela Gaçen: Ti duhet të jesh monument që ruhet nga shteti… (FOTO)

Ditën e sotme Aurela Gaçe ka qenë e ftuar në ‘NRG Radio’ për një intervistë energjike me Julka Gramo dhe Arjon Muça. Këngëtarja e dashur për publikun ka treguar për jetën dhe karrierën në intervistën e parë radiofonike.

Shumë e lumtur dhe krenare për këtë fakt, me anë të një postimi në ‘Instagram’, Julka shkruan disa fjalë për ‘tërmetin Aurela Gaçe’: “Jemi kaq të lumtur që ndau me ne çdo gjë, na rrëfeu për shumë aspekte të jetës, karrierës, tregoi se çfarë çapkënllëqesh ka bërë në vegjëli (por jo vetëm), vuri një bast publik që do t’i kushtonte karrierën, me këdo që ka dyshime se ajo përdor substanca për të qenë energjike në skenë. Këndoi edhe pse ishte e ftohur keq dhe po merr antibiotikë e shumë e shumë gjëra të tjera që vetëm ajo di të thotë e bëjë… Të duam!!! …edhe pse e dimë që s’jemi të vetmit pasi të do një univers i tërë! Faleminderit që sakrifikove kohë nga gjumi (që për ty është i shenjtë) për të qenë me ne. Ti duhet të jesh monument që ruhet nga shteti”.