Linda Rei është një nga personazhet më të diskutuara në mediat online. Ajo u bë e njohur që pasi deklaroi publikisht ndryshimin e gjinisë nga mashkull në femër dhe që atëherë ka tërhequr vëmendjen me fotot provokuese.
Ditën e djeshme Linda ka qenë në një lidhje telefonike me ‘Top Albania Radio’, ku ka treguar diçka më shumë për jetën pas ndarjes me partnerin. Linda tha se ka 6 muaj që është ndarë nga partneri dhe që atëherë po e shijon jetën në maksimum.
Ndër të tjera make-up artistja e njohur foli dhe për shpenzimet dhe se si arrin të mbulojë gjithë jetën luksoze që bën. Linda rrëfeu se fama i ka sjell shumë anë pozitive, pasi nuk detyrohet të nxjerr asnjë qindarkë nga xhepi i saj, duke qenë se çdo gjë ja paguajnë të tjerët.
Gjithashtu rrëfeu se nuk po e vuan ndarjen, pasi tani shoqërohet gjithmonë me meshkuj shumë seksi që ja bëjnë kohën më të bukur.