“SI FILM PA MUZIKË”/ Moderatorja shqiptare flet për herën e parë kur bëri seks dhe… (VIDEO) – AlpeGossip
“SI FILM PA MUZIKË”/ Moderatorja shqiptare flet për herën e parë kur bëri seks dhe… (VIDEO)

“SI FILM PA MUZIKË”/ Moderatorja shqiptare flet për herën e parë kur bëri seks dhe… (VIDEO)

Moderatorja e njohur e emisionit “Mos i fol shoferit”, Rudina Dembacaj, ka folur për herën e saj të parë, atë që çdo femër e ëndërron se do të ndodhë si në filma.

E ftuar në emisionin “Pop Culture”, Rudina tregoi se ishte vetëm 19 vjeçe kur humbi virgjërinë dhe e imagjinote të ishte tepër e veçantë, por u zhgënjye.

“Shumë e shëmtuar është. Unë jam rritur në periferi, në Lezhë dhe herën e parë e imagjinoja uau, sikur çfarë do të ndodhë aty”,  tha moderatorja në rubrikën “Flakë Fare”.

Sa i përket moshës Rudina tha se nuk ishte as vonë dhe as herët për të, por thjesht atëherë e ndjeu.

“S’mu duk as vonë as herët. Kur e ndjeva e bëra. Por s’ishte gjë. Ishte si film pa muzikë. Mungonte një dorë regjie”,  tha ajo.

Kelvi e pyeti edhe për vendim më të çuditshëm ku kishte bërë seks, dhe moderatorja përmendi detin, edhe pse nuk iu duk aq i çuditshëm.