JEP LAJMIN E ËMBËL/ Aktorja e famshme e filmave të fëmijërisë po bëhet nënë për herë të parë! – AlpeGossip
JEP LAJMIN E ËMBËL/ Aktorja e famshme e filmave të fëmijërisë po bëhet nënë për herë të parë!

JEP LAJMIN E ËMBËL/ Aktorja e famshme e filmave të fëmijërisë po bëhet nënë për herë të parë!

Aktorja e njohur Emma Roberts po bëhet nënë për herë të parë!

Ylli i “The American Horror Story” është në pritje të një bebushi me partnerin e saj, Garrett Hedlund.

Baby joy! Emma Roberts is expecting her first child with boyfriend Garrett Hedlund (the pair pictured in August last year)

Ky lajmi bukur është bërë i ditur nga burime të afërta pranë çiftit për “Us Weekly”.

29-vjeçarja dhe 35-vjeçari po presin fëmijën e parë së bashku dhe ende nuk dihet ç’gjini ka bebushi.

Lajmi i pritjes së ëmbël vjen pas më shumë se një viti që Emma dhe Garrett nisën të dilnin së bashku.

Në muajin mars të vitit që lamë pas, ata u panë për herë të parë në publik me njëri-tjetrin.

Asokohe, Roberts i kishte dhënë fund marrëdhënies së saj me ish-të fejuarin prej 7 vitesh, Evan Peters.

Gjithashtu, Garret ishte ndarë nga lidhja 4-vjeçare me Kirsten Dunst.

Çifti ende nuk e ka konfirmuar publikisht lajmin e bukur të shtatzënisë.