Adelina Tahiri i ka prezantuar për herë të parë Tiranën, vogëlushit të saj Jon, i cili është vetëm 2 muajsh. Prej disa ditësh, ajo ndodhet në Tiranë ku ka realizuar edhe setin e parë fotografik të djalit.
Këngëtarja ka zgjedhur që ta fshehë gjithmonë portrenin e Jonit në rrjetet sociale, ndaj edhe ditën e sotme ishte kujdesur që ta mbulonte me emoji-n e një zemre.
Në postimin e rradhës në “Insta Story”, Adelina shfaqej e veshur me një kostum të zi të markës Dolce Gabanna, ndërsa mbante në krahë vogëlushin.
Mami Adelina ishte kujdesur që të vishte sa më bukur Jonin e vogël, duke kombinuar xhinset, xhaketën si dhe kapelen.