PAS JLO DHE ZAYN/ Rita Ora bashkëpunon me firmën e njohur të këpucëve në Itali – AlpeGossip
PAS JLO DHE ZAYN/ Rita Ora bashkëpunon me firmën e njohur të këpucëve në Itali

PAS JLO DHE ZAYN/ Rita Ora bashkëpunon me firmën e njohur të këpucëve në Itali

Rita Ora ka treguar se ka një stil shumë të veçantë në të veshur dhe është e fiksuar pas modës dhe trendeve më të fundit. Ajo ka krijuar edhe një linjë të saj të veshjeve “Roara Republic” që deri më tani ka rezultuar e suksesshme. Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka bashkëpunuar me një nga firmat më të njohura të këpucëve italiane ‘Giuseppe Zanotti’. Rita ka publikuar një fotografi pranë dizenjuesit dhe drejtuesit të firmës dhe ka paralajmëruar se shumë shpejt do të realizohet bashkëpunimi mes tyre.

Giuseppe Zanotti ka bashkëpunuar më parë edhe me disa artistë të tjerë shumë të njohur si Jennifer Lopez apo Zayn. Dizenjuesi i njohur ka thënë se i pëlqen të punojë me këngëtarë, duke qenë se të dyja profesionet e tyre kërkojnë hulumtim të vazhdueshëm. Ai ka shtuar se Rita e pëlqen modën njësoj si muzikën dhe është shumë punëtore. Koleksioni i këpucëve që Rita dhe Giuseppe do të nxjerrin në treg përfshin sandale stiletto, çizme të gjata dhe të hapura në pjesën e përparme.