Xhesika Ndoja NDAHET nga i dashuri pasanik?! Reagon këngëtarja: Ju që ushqeheni me inat, Zoti jua shtoftë… (FOTO) – AlpeGossip
Xhesika Ndoja NDAHET nga i dashuri pasanik?! Reagon këngëtarja: Ju që ushqeheni me inat, Zoti jua shtoftë… (FOTO)

Xhesika Ndoja NDAHET nga i dashuri pasanik?! Reagon këngëtarja: Ju që ushqeheni me inat, Zoti jua shtoftë… (FOTO)

Përpara disa javësh këngëtarja Xhesika Ndoja nëpërmjet disa postimeve që bëri në Instagram lajmëroi se nuk ishte më single, por prej kohësh ishte në një lidhje me një djalë i cili jetonte në Vjenë. Ajo publikoi madje dhe disa foto e video me të ku e prezantoi për të gjithë fansat. Mirëpo Xhesika së fundmi ka fshirë të gjitha fotot dhe postimet që ka pasur me të në rrjetet sociale dhe ky veprim i saj ngriti dyshimet se këngëtarja i ka dhënë fund lidhjes më djalin në fjalë.

Kjo gjë u përfol gjatë në media mirëpo mesa duket asgjë nuk është e vërtetë pasi ditën e sotme Xhesika ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instastory, ku ka shpërthyer ndaj këtyre lajmeve të pavërteta.

“Kjo është për të gjithë ju që ushqeheni me inat, zili dhe dashakeqësi ndaj meje dhe po ashtu me këto gjëra ushqeni dhe mediat me fake news, dua t’ju bëj me dije se për fatin e keq tuajin dhe për fatin tonë të mir “NE” jemi bashkë do vazhdojmë bashkë derisa ju të pëlcisni nga mërzia që ju ka pushtuar shpirtin dhe prap “NE” do vazhdojmë serisht bashkë…zoti ua shtoftë inati”, ka shkruar këngëtarja përmbi foton ku duken lajmet e ndarjes.