E MOTRA U NDA NGA JETA/ Këngëtarja shqiptare: Nuk e pranoj ikjen e saj, më duket si ëndërr (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
E MOTRA U NDA NGA JETA/ Këngëtarja shqiptare: Nuk e pranoj ikjen e saj, më duket si ëndërr (FOTO+VIDEO)

E MOTRA U NDA NGA JETA/ Këngëtarja shqiptare: Nuk e pranoj ikjen e saj, më duket si ëndërr (FOTO+VIDEO)

Në fund të muajit Shkurt, këngëtarja e njohur Valbona Mema humbi të motrën nga kanceri në gji. Pasditen e djeshme ajo ishte e ftuar në një lidhje direkte për emisionin “Rudina” dhe ka folur për këtë moment të vështirë.

Valbona ka treguar se ishte shumë e lidhur me motrën, e cila ka qenë një shtysë e madhe për të. Ajo u shpreh se ende nuk e pranon dot ikjen e saj nga kjo botë dhe që gjithçka i duket si endërr.

“Rudina, unë para shumë vitesh i kam humbur të dy prindërit dhe me këtë motër kam qenë shumë, po shumë e lidhur. Kjo ka qenë një shtysë për shumë gjëra të miat sepse është mamaja e Xhesikës dhe ajo e dinte shume mirë profesionin e të qenit këngëtare.

Dhe shumë herë flisnim me të, diskutonim me të. Unë ikjen akoma sot nuk e pranoj Rudina, sepse më duket si një ëndërr. Nuk e besoj akoma. Thjeshtë ajo iku shumë shpejt, para kohe, por nuk kishim çfarë t’i bënim. Ishte një sëmundje që…ajo e humbi betejën me kancerin e gjirit.

Ajo para një viti e gjysmë u diagnostikua, po me tumor në gji, e hoqi njërin gji, ishte pak më mirë, vazhdoi terapitë e veta, sivjet u rëndua pak më shumë, prapë vazhdoi terapi, u bë pak më mirë dhe për një javë ka ikur. E humbi betejën edhe pse ishte shumë e fortë. Është dhimbje shumë e madhe, unë nuk ka ditë, nuk ka orë nuk ka minutë që unë mos ta kujtoj. Nuk mund ta them dot sa e hidhur është humbja e motrës”, tha Valbona.