KËSHILLA MODE PËR VAJZAT/ 8 sekrete për t’u dukur si vajza më “chic” rrugëve të qytetit – AlpeGossip
KËSHILLA MODE PËR VAJZAT/ 8 sekrete për t’u dukur si vajza më “chic” rrugëve të qytetit

KËSHILLA MODE PËR VAJZAT/ 8 sekrete për t’u dukur si vajza më “chic” rrugëve të qytetit

Kush më mirë i njeh sekretet e modës dhe elegancës se francezet? Çdo këshillë e marrë prej tyre duhet mbajtur mend përgjithmonë dhe aplikuar sa herë bëheni gati për të shkuar diku.

8 sekrete për t'u dukur si vajza më chic rrugëve të

1. Ikona jote e stilit duhet të jetë mami

Sipas tyre është momenti për t’u futur kokë e këmbë brenda garderobës së mamit. Stilit dhe veshjeve klasike nuk i zbehet kurrë shkëlqimi, prandaj provojeni. Një xhaketë oversized, një këmishë e bardhë, apo një palë xhinse të gjera nga mami, do t’ju bënin të dukeshit chic.

8 sekrete për t'u dukur si vajza më chic rrugëve të

2. Sa herë keni mundësi, tregoni këmbët

Gjymtyrët më sensualë të trupit nuk meritojnë të fshihen. Si në foto ashtu edhe rrugëve të qytetit, këmbët tuaja duhet të zbulohen. Do të dukeni sa e thjeshtë, aq edhe flirtuese.

3. Vishni taka vetëm nëse mund të ecni me to

Nuk ka asgjë më pak tërheqëse sesa të torturohesh duke ecur mbi taka. Përveçse s’ndihesh mirë, nuk dukesh mirë. Vishni vetëm taka me të cilat mund të ecni pa asnjë problem.

8 sekrete për t'u dukur si vajza më chic rrugëve të

4. Kostumet

Vajzat franceze as që do ta imagjinonin garderobën e tyre pa një xhaketë dhe pantallona klasike.

8 sekrete për t'u dukur si vajza më chic rrugëve të

5. Sa herë keni mundësi, definoni belin

Mos shkoni në ekstreme, por sigurohuni që format tuaja të jenë të dukshme. Edhe nëse visheni me gjëra voluminoze.

8 sekrete për t'u dukur si vajza më chic rrugëve të

6. Mos ki frikë të veshësh diçka flirtuese

Mos harro ligjin e kompesimit. Nëse vesh një fund të shkurtër, kombinoje me një këmishë serioze për t’u dukur elegante.

8 sekrete për t'u dukur si vajza më chic rrugëve të

7. Investo në veshjet e jashtme

Një pallto e mirë, një pardesy apo një xhaketë lëkurë nuk janë kurrë “shumë shtrenjtë”. Konsideroji investim.

8 sekrete për t'u dukur si vajza më chic rrugëve të

8. Nëse do vini aksesorë, vishuni thjesht

As që duam ta mendojmë të kundërtën. Nëse vendos kapele, vesh këpucë ektravagante dhe një çantë të veçantë, vishu në mënyrë minimaliste.

Burimi: Who What Wear