CEREMONI NË TOSKANA/ Detaje nga dasma e Arbana Osmanit dhe Eduard Grishajt: Priten rreth… – AlpeGossip
CEREMONI NË TOSKANA/ Detaje nga dasma e Arbana Osmanit dhe Eduard Grishajt: Priten rreth…

CEREMONI NË TOSKANA/ Detaje nga dasma e Arbana Osmanit dhe Eduard Grishajt: Priten rreth…

Të tjera detaje janë mësuar nga dasma e moderatores Arbana Osmanit dhe regjisorit Eduart Grishajt.

Gazetari Gerald Qerimi tha për “Shqipëria Live” se dasma pritet të ketë rreth 120 të ftuar.

“Dasma do jetë në Toskana në Itali. Dasma do të jetë shumë private, me 120 të ftuar të konfirmuar. Ndër artistët të cilët do të performojnë janë Ylli Limani, Klajdi Haruni, Flor Mumajesi, Bruno dhe pastaj dhe artistë të tjerë. Ajo çfarë po aludohet është se Arbana të gjithë stafin në Toskanë do e ketë shqiptarë. Ata që do i dizanjojnë fustanin, grimierët…ky është lajmi që ka qarkulluar këto ditë, por që nuk dihet a është i vërtetë”, tha gazetari.