NGA ZEMRA, TEK STRESI/ 3 përfitimet shëndetësore që vijnë nga aktiviteti seksual! – AlpeGossip
NGA ZEMRA, TEK STRESI/ 3 përfitimet shëndetësore që vijnë nga aktiviteti seksual!

NGA ZEMRA, TEK STRESI/ 3 përfitimet shëndetësore që vijnë nga aktiviteti seksual!

Seksi si një formë e rëndësishme e ushtrimit është një ekzagjerim. Ai pompon gjakun tuaj. Por shpenzimet e kalorive nga seksi nuk janë aq të larta sa mendojnë shumë njerëz. Megjithatë, ato janë të konsiderueshme dhe duket se ka disa mënyra se si të shtoni sa më shumë sasinë e kalorive të harxhuara gjatë një aktiviteti seksual! Ndërkohë, zbuloni edhe disa përfitime të tjera të seksit. Përveç shpenzimeve të kalorive, seksi ka edhe shumë përfitime të tjera që përmirësojnë shëndetin tuaj.

Zemër e shëndoshë

Sipas një studimi, burrat që bënin seks të paktën dy herë në javë kishin më pak gjasa të prekeshin nga sëmundje të zemrës, në krahasim me burrat që bënin seks vetëm një herë në muaj.

Lehtësim i stresit dhe gjumë më të mirë

Pas orgazmës lirohen hormonet e quajtura oksitocinë dhe prolaktinë. Si oksitocina ashtu edhe prolaktina kanë lidhje të forta me ngopjen, relaksimin dhe përgjumjen.

Muskujt më të fortë të legenit

Muskujt e legenit mbështesin fshikëzën, zorrët dhe mitrën. Kur tkurren, këto organe ngrihen dhe hapjet e vaginës, anusit dhe uretrës shtrëngohen. Forcimi i këtyre muskujve mbështet kontrollin mbi funksionet trupore si urinimi. Gjithashtu mund të rrisë aftësinë për të arritur ndjesi të këndshme gjatë seksit.