“VIJ ME IDENË…”/ Mozzik i tregon Donaldit mendimin e publikut, ndërhyn Arbana – AlpeGossip
“VIJ ME IDENË…”/ Mozzik i tregon Donaldit mendimin e publikut, ndërhyn Arbana

“VIJ ME IDENË…”/ Mozzik i tregon Donaldit mendimin e publikut, ndërhyn Arbana

Banorët janë surprizuar sot nga reperi i njohur Mozzik, i cili ka hyrë në shtëpinë e Big Brother për t’i argëtuar me muzikën e tij. Pasi takoi banorët, Mozzik u ndal tek Donaldi duke i thënë se i uron fitoren dhe se sipas tij ky është dhe mendimi i publikut.

“Unë vij nga jashtë, vij me idenë e publikut, me atë pëlqimin e publikut, kam ardhur t’i argëtoj të gjithë, por më së shumti kam ardhur t’i uroj fitoren Donaldit. Të mirë jeni të gjithë, ju kam ndjekur sa kam patur kohë, por mjalti i shtëpisë është Donaldi. I uroj suksese”, tha Mozzik ndërsa Arbana e ndërpreu duke i thënë se ky është mendimi i tij personal.

“Ky është mendimi i Mozzik dhe vetëm Mozzik”, i tha Arbana.