Ironia e Romir Zallës ishte më therëse se therja vetë! Ja ç’thotë ai – AlpeGossip
Ironia e Romir Zallës ishte më therëse se therja vetë! Ja ç’thotë ai

Ironia e Romir Zallës ishte më therëse se therja vetë! Ja ç’thotë ai

Për çdo herë që kemi patur sistem referimi botën e jashtme, e kemi gjetur më pas veten duke thënë se në Shqipëri nuk paguhesh hiç fare.

Po kështu kemi thënë se të bënim diku këtë punë që bëjmë këtu kushedi sa do të pahuheshim. Mësuese, sanitare, modele apo aktore qofshim!

Dhe meqë ra fjala te aktrimi nuk ka mbetur i ri e i vjetur këtu në Shqipëri pa ditur se teatri apo filmi nuk bëjnë shumë lekë. Përgjithësisht, të ftuar në emisione të ndryshme televizive aktorët kanë preferuar t’i thonë troç gjërat, ashtu si janë.

Fakti që dalin para kamerave dhe njihen nga të gjithë s’do të thotë se xhepat i kane plot e përplot. Dikush ka bërtitur më shumë dikush e ka thënë qetë- qetë, ama Romir Zalla zgjodhi të ironizonte mirë e bukur, ashtu si pa të keq duke gatuar.

I pranishëm ditën e sotme në “Kush është i ftuar për drekë” Romiri qëndisi nja 2 fjalë therëse.

“Ne sa na shohin në bankë, s’na japin kredi. Thonë jeni aktorë ju, s’keni me çfarë ta paguani.”

Tha këtë dhe vazhdoi kavardisi qepët a specat, ç’dreqin ishte duke gatuar. Se në fund të fundit, show must go on, s’ke ç’bën.