HISTORI FRYMËZUESE/ Meghan dhe Denis që vazhdojnë të ruajnë romancën edhe pas 70 vitesh (FOTO) – AlpeGossip
HISTORI FRYMËZUESE/ Meghan dhe Denis që vazhdojnë të ruajnë romancën edhe pas 70 vitesh (FOTO)

HISTORI FRYMËZUESE/ Meghan dhe Denis që vazhdojnë të ruajnë romancën edhe pas 70 vitesh (FOTO)

Kjo është historia e dashurisë mes 93- vjeçarit Denis Bollington dhe 92- vjeçares Meghan Bollington. Ata janë njohur vitin 1948 dhe që prej asaj dite kanë jetuar të lumtur.

Kur u njohën, Denis dhe Meghan ranë menjëherë në dashuri. Për tre muaj jetuan një romancë në largësi, gjatë së cilës shkëmbyen as më shumë e as më pak por 129 letra. Sot, 70 vite më vonë çifti i të moshuarve ndihen njësoj të dashuruar si në ditën e parë kur u njohën.

Ata tregojnë se për 70 vite me radhë mes tyre nuk ka patur asnjëherë asnjë debat, për të mos folur pastaj për zënka.

Marrëdhënia e tyre është përballur me 1001 vështirësi, duke përmendur këtu edhe Luftën e parë Botërore, gjatë së cilës u detyruan të jetonin të ndarë.

Tashmë Meghan dhe Denis janë ekspertë të martesës dhe si të tillë mundohen që gjithmonë të këshillojnë të rinjtë lidhur me marrëdhëniet e tyre.

Sipas 93- vjeçarit dashuria e tyre është pa dyshim nga ato me shikim të parë.

“Ne ishim tmerrësisht të dashuruar me njëri- tjetrin që në fillim. Ama e gjithë kjo erdhi në mënyrë të natyrshme”.

Të dashuruarit ende mbajnë të ruajtura letrat që kanë shkëmbyer me njëri- tjetrin gjatë periudhës kur kanë qenë larg.

Dëshira për të qenë gjithmonë bashkë e ka mbajtur marrëdhënien e tyre të fortë, pasionante dhe të freskët njësoj si ditën e parë.