Habit gazetarja shqiptare: Kam qenë në club striptizmi me meshkuj dhe ishte… – AlpeGossip
Habit gazetarja shqiptare: Kam qenë në club striptizmi me meshkuj dhe ishte…

Habit gazetarja shqiptare: Kam qenë në club striptizmi me meshkuj dhe ishte…

Duke folur mbi dilemën nëse 8 Marsi është festë apo protestë, gazetarja Erjona Rusi tha se nuk ka asgjë që vajzat apo gratë të festojnë, por s’kanë pse ta bëjnë këtë vetëm në një ditë të caktuar, aq më tepër nëse janë të nënshtruara gjithë pjesën tjetër të vitit.

Ajo ka pranuar se edhe vetë ka qënë një herë në një club me shfaqje striptizmi me meshkuj, nga ato që organizohen për 8 Mars, por se nuk shkoi aty fshehurazi, siç kishin bërë pjesa më e madhe e vajzave apo grave, e mbi të gjitha nuk i vjen turp që ta pranojë këtë gjë edhe publikisht.

“Më e rëndësishmja është që njerzit të hapin mendjen, jo të vërshojnë clubeve të stiptizmit nuk jam për këtë, pa dashur të gjykoj askënd që shkon sepse njeherë kam shkuar dhe unë për kuriozitet po nuk kam shkuar fshehurazi burrit, kshu që une thashë ta shoh, mu shpif nuk shkoj më, e pashë më shumë në kuptimin e një shfaqeje, në formën e artit, por nuk ishte ashtu. Unë nuk kam turp ta them, nëse shkon fshehurazi nuk ke arritur një liri, as nëse ha një drekë në restorant me gratë dhe në 9 mars duron po zemër, si të duash ti, rrobat gati.”

Mund ti bësh të dyja, të festosh dhe të protestosh. Nuk është problem kjo, por jo ajo lloj feste ku festohet vetëm 8- marsi dhe pjesa tjetër e vitit është nënshtrim, apo ku ti shkon në një club fshehurazi burrit dhe prindërve dhe kujton se ke arritur lirinë, por në fakt nuk është kështu.
Gjatë bisedës në studio, gazetarja risolli në vëmendje atë që e cilësoi si thelbin e 8 Marsi-t, gratë që kanë arritur të mposhtin dhunën, siç është Tereza Gjeçaj, 26 vjeçarja e cila rrëfeu sot në emisionin “Rreze Dielli” betejën e saj të vështirë për të rifilluar jetën pas dhunës nga ish bashkëshorti.
Rusi theksoi se media nuk duhet të fokusohet vetëm tek viktimat apo statistikat e dhunës, sa herë që flitet për këtë fenomen por të tregojë pikërisht raste si ai Terezës që me mbështetjen e familjes dhe institucioneve ja dalin të mos shndërrohen në viktima.