Reperit të njohur Rigels Rajku i njohur ndryshe si Noizy në orët e para të mëngjesit të sotëm iu vendos tritol në ambientet e lokalit të tij.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, ndërsa sipas policisë ngjarja ka ndodhur në orën 04:24 minuta në një butik të marrë me qira që rezulton në emër të babait të Noizyt.

Në dëshminë e tij, Noizy ka thënë se ka probleme vetëm me reperin Cllevio, me të cilin bëri sherr pardje. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, teksa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori është drejt identifikimit.

Në këto momente kur të gjithë presim ndonjë reagim nga ana e Noizyt, për situatën e ndodhur, mesa duket reperi ka vendodur ta lërë pas. Ai është “bërë i gjallë” në Instagramin e tij, por duke e përqëndruar vëmendjen tek aktivitetet e tij muzikore.

 

Noizy ka ndarë në instastory lajmërimin për koncertin e tij të rradhës që do të mbahet të shtunën në Zvicër. Një mesazh ky për të na lënë të gjithëve të kuptojmë që gjithçka kaloi për reperin dhe se ai vazhdon përpara me karrierën e projektet e tij.

Më herët ju kujtojmë që i kontaktuar nga Panorama Plus kunati i reperit u shpreh se nga ana e tyre kjo gjë është mbyllur dhe tashmë ia kanë lënë në dorë shtetit dhe do të jenë ata të cilët do të merren me situatën.

“Çdo gjë është në dorë të shtetit, do të merren ata me çdo gjë, ne nuk kemi më punë”– deklaroi Ermir Gjyzeli.