NUK E PRISNIM/ Zbulohet arsyeja pse u ndanë Jonida Vokshi dhe DJ Sardi (FOTO) – AlpeGossip
NUK E PRISNIM/ Zbulohet arsyeja pse u ndanë Jonida Vokshi dhe DJ Sardi (FOTO)

NUK E PRISNIM/ Zbulohet arsyeja pse u ndanë Jonida Vokshi dhe DJ Sardi (FOTO)

Në fund të vitit të kaluar pasi burime për “iconstyle.al” zbuluan romancën mes DJ Sardit dhe Jonida Vokshit, këto dy të fundit u kthyen ndër çiftet më të përfolura të showbiz-it.

Rikujtojmë se Sardi para pak javësh në njëfarë mënyre e konfirmoi lajmin se është i lidhur me Vokshin duke thënë “mbase” (kur u pyet në emisionin “Familja”, nga moderatori Turjan Hysko nëse është i lidhur me Jonidën).

Nga ana tjetër, Jonida gjithnjë e ka mohuar lidhjen në daljet e saj publike.

Mirëpo së fundmi është përfolur se dy personazhet e njohur publikë nuk janë më me njëri-tjetrin.

“Panorama plus” raporton se “shkak i ndarjes ka qenë xhelozia, duke qenë se Sardi është shumë i lakmuar nga vajzat në jetën e natës.”