“MUA S’MË PËLQEN SHUMË…”/ Jonida dhe Romeo i japin fund lidhjes, këngëtarja flet për herë të parë (FOTO) – AlpeGossip
“MUA S’MË PËLQEN SHUMË…”/ Jonida dhe Romeo i japin fund lidhjes, këngëtarja flet për herë të parë (FOTO)

“MUA S’MË PËLQEN SHUMË…”/ Jonida dhe Romeo i japin fund lidhjes, këngëtarja flet për herë të parë (FOTO)

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Jonida Maliqi dhe aktori Romeo Veshaj i kanë dhënë fund lidhjes. Lajmin e bëri të ditur vetë Jonida, gjatë emisionit të saj “Jonida’s Room”.

Ajo deklaroi se këtë vit është single. E ftuar në “Jonida’s Room” ishte Niki Delijorgji, e cila i lexoi letrat Jonidës dhe kërkoi të dinte më shumë rreth jetës së saj private.

Këngëtarja tha se nuk i pëlqen shumë festa e Shën Valentinit, duke shtuar se ky vit e ka gjetur single. “Mua s’më pëlqen shumë kjo festë, sepse mendoj që Shën Valentin për çiftet duhet të ketë çdo ditë, për më tepër që këtë vit jam single”, tha ajo.