Nuk e kanë pranuar ende lidhjen/ Çifti i famshëm shqiptar ka nisur bashkëjetesën (FOTO) - AlpeGossip
Nuk e kanë pranuar ende lidhjen/ Çifti i famshëm shqiptar ka nisur bashkëjetesën (FOTO)

Nuk e kanë pranuar ende lidhjen/ Çifti i famshëm shqiptar ka nisur bashkëjetesën (FOTO)

Prej rreth një viti, përflitet se moderatorja e ëmbël e ekranit Fatma Methasani është në një lidhje dashurie me kuzhinierin Alfio Rrotani. Mirëpo, edhe përse imazhet i kanë “tradhëtuar”disa herë, ata kanë zgjedhur të mos i komentojnë dhe të përjetojnë nën heshtje, historinë e tyre të dashurisë.

Ditën e sotme, moderatorja Fatma Methasani kishte të ftuar në studio kryeredaktoren e “iconstyle.al”, Kristi Tashi si dhe gazetarin “intv.al” Armend Dumbo për të diskutuar mbi thashethemet e fundit të Showbiz-it. Dhe në bisedë e sipër, Fatma iu kërkoi për një lajm ekskluziv dhe gazetari Dumbo ia bëri qejfin duke treguar në transmetim pikërisht një lajm për të.

“Po ç’të themi? Të themi se ti ke filluar bashkëjetesën?” – u shpreh gazetari, teksa Fatma nisi të buzëqeshë e sikletosur.

Të kenë hedhur vallë një hap më shumë në lidhje e tyre Fatma dhe Alfio dhe të kenë zgjedhur të bashkëjetojnë? Në fund të fundit, nuk është shumë çudi të kenë bërë këtë zgjedhje, pasi tashmë nuk janë pjesë e të njëjtit ekran dhe iu duhet të shihen më rrallë gjatë ditës.