Rezart Veleshnja e ka marrë seriozisht/ Sezonin e ri do të shihni më në formë se kurrë (FOTO) – AlpeGossip
Rezart Veleshnja e ka marrë seriozisht/ Sezonin e ri do të shihni më në formë se kurrë (FOTO)

Rezart Veleshnja e ka marrë seriozisht/ Sezonin e ri do të shihni më në formë se kurrë (FOTO)

Rezart Veleshnja është një nga aktorët më të spikatur dhe të pëlqyer në “Portokalli”.

Prej disa sezonesh ai ka marrë pëlqyeshmërinë e publikut për interpretimet dhe personazhet që sjellë në skenën e këtij show humori.

Së fundmi ai ka ndërmarrë përsipër që ti përkushtohet seriozisht fizikut të tij dhe dukshëm brenda një kohe të shkurtër ka humbur kilogramë.

Sot ai ka publikuar një video në Instagram ku tregon me humor se aq shumë është dobësuar sa tashmë i bëjnë edhe këmishat e Salsano Rrapit, kolegut të tij.

“Dikur këmishat e Salsanos nuk më bënin, por falë dietës së mrekullueshme unë jam një perfeksione..”,- shprehet Rezarti duke imituar disi Ardit Gjebrea, një nga personazhet të cilat shpesh e sjell me humor në Portokalli.

Në fakt duke parë profilin e mëparshëm Rezarti ka humbur shumë peshë e nëse vazhdon me këto ritme që ka nisur ndoshta brenda një kohe të shkurtër do ta shihni më në formë se kurrë.