SALSANO E IRONIZOI DHE E HOQI NGA FOTO/ Luizi nuk ia kursen përgjigjen – AlpeGossip
SALSANO E IRONIZOI DHE E HOQI NGA FOTO/ Luizi nuk ia kursen përgjigjen

SALSANO E IRONIZOI DHE E HOQI NGA FOTO/ Luizi nuk ia kursen përgjigjen

Salsano bëri një batutë me ironi gjatë emisionit “Ndryshe” dhe të gjithë e morën për Luizin.

“Gjithmonë kam qenë nxënës i dobët. Tani jemi bërë edhe legena. As aktorë nuk jemi. Vetëm një është mbreti”, u shpreh Salsano.

Për më tepër Salsano e hoqi Luizin edhe nga foto e kastit të filmit duke treguar kështu se mes tyre raportet nuk janë të mira.

Tani ka ardhur dhe reagimi i Luizit, i cili ka lënë një koment me kunjë për Salsanon.

“Kjo ishte hera e fundit që më lejojnë të flas për filmin. Kisha edhe një batutë perlë për një qeros, por po e ruaj për ndonjë ditë me shi”, komentoi Luizi, referuar Salsano Rrapit, në një video nga premiera e filmit.