“ZHDUKU NGA SKENA”/ Degradon debati mes Eni Shehut dhe Ronaldos: Shpirtzi – AlpeGossip
“ZHDUKU NGA SKENA”/ Degradon debati mes Eni Shehut dhe Ronaldos: Shpirtzi

“ZHDUKU NGA SKENA”/ Degradon debati mes Eni Shehut dhe Ronaldos: Shpirtzi

Kërcimi latin i Ronaldo Sharkës këtë të premte në DWTS duket se nuk u prit aq mirë nga juria. Juria e kritikoi gazetarin duke vënë në dukje se ai ka sjellë të njëjtin zhanër kërcimi në të katërta netët e Dancing. Në fund të kërcimit Ronaldo dhe partnerja e tij u vlerësuan me 20 pikë nga juria, por reagimi i Eni Shehut degradoi në debat të fortë mes dy konkurrentëve.

Eni Shehu: Ronaldo o yll bote ça ke me mua, ke tre javë që me je ngjit. Unë jam përgjigjur sa herë jam pyetur me ty. Frenki është vetëm duke u ankuar për ty, s’dua tua prish festën për Tiktok por këtu është Dancing. Këtu luhen këmbët jo dhëmbët.

Ronaldo Sharka: Rrogën e do me siguracione apo pa siguracion

Eni Shehu: Më kanë thënë njerëzit ‘se shohim dot se ka vetëm debate dhe polemika aty’.

Ronaldo: Janë dy 8-ta majtas dhe djathtas që ty të ngrenë pikët. Unë nuk kam ndërmend të bëj debat me fansat e Oltës, merr pankartën ‘Team Olta Luanesha’. Mos e njollos biografinë tënde televizive.

Eni: Kur juria i thotë ‘jo jo jo’ katër herë, të marrë komardaret dhe të zhduket nga kjo skenë.

Ronaldo: Debat me fansat e Oltës nuk bëj. Më tha ‘zhduku nga skena’. Në të gjitha kërcimet e tua nuk gjen 30 sekonda kërcim. Lëre Frenkin mos u merr me Frenkin

Eni: Më vjen gjynah për atë vajzën

Frenki: Ankesat e mia janë inkurajim për Ronaldon

Ronaldo: Kush e ka mësuar këtë zhurmues. Je i rritur që të bësh këto debate

Eni: Këmbët këtu, dhëmbët në vend tjetër

Ronaldo: Hajde ulu te Olta merr freskuese, mblidhe pak veten tani, nëse të shqetësonte kjo, më kapje në korridor, i ruan këtu se doni vëmendje. Kostumi i zi të shkon shumë, siç ke dhe shpirtin. Unë e shijova shumë Bora, kjo skenë është magjikë, publiku të votojë Vip9 se dhe njerëzit që bullizohen dhe janë të këqij në fillim, mund të shkojnë në finale