“A DO KETË NDONJË PAJTIM ME UNIKATILIN?” Ja si u përgjigj Noizy – AlpeGossip
“A DO KETË NDONJË PAJTIM ME UNIKATILIN?” Ja si u përgjigj Noizy

“A DO KETË NDONJË PAJTIM ME UNIKATILIN?” Ja si u përgjigj Noizy

Reperi Noizy ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin ” 1 kafe me Labin” ku ka folur për jetën e tij personale dhe atë profesionale.

Një pyetje iu drejtua atij lidhur me Unikkatil. Por si reagoi Noizy?

Pyetja: “Je pajtu me Stresin, a do ketë ndonjë pajtim me Unikkatilin”?

“Unë realisht nuk kam pasur asnjë lloj problemi. Njerëzit që e kanë nxit këtë kanë qenë fansa por as ai nuk ka problem me mua e as unë me atë. Nuk kemi pas asnjë lloj problemi, me sa di unë. Zero”, tha Noizy.

Më herët, Noizy dha një intervistë për “Pushime On Top”.

Ai tha ndër të tjera se nuk ka ndërmend që ta lë muzikën tani.

“Besoj se jam disa vite larg largimit nga muzika. Nuk besoj se do e le muzikën ndonjëherë. Gjithmonë do të merrem me muzikë. Nëse s’do jem aktiv nëpër koncerte, do jem aktiv duke prodhuar muzikë për artista të rinj. Do bëj këngë, por mbase koncertet i rralloj. Kur të vijë mosha 50 vjeç normal që edhe mund të shkëputem”, ka thënë më herët reperi.

Më tej, Noizy tregoi nëse vajza e tij do jetë në koncert.

“Nuk jam i sigurt. Me qejf e kam të vijë ta shohë. Mund të jetë me familjen time”,ka thënë reperi.

Jo vetëm kaq, por ai foli edhe për artistë të ndryshëm, ku u ndal edhe te Elvana Gjata.

Ai tha se ka menduar që të bëjë një bashkëpunim me Elvana Gjatën.