PAS NDARJES NGA ERA ISTREFIT/ Zbulohet lidhja e re e Faton Shoshit me modelen (FOTO) – AlpeGossip
PAS NDARJES NGA ERA ISTREFIT/ Zbulohet lidhja e re e Faton Shoshit me modelen  (FOTO)

PAS NDARJES NGA ERA ISTREFIT/ Zbulohet lidhja e re e Faton Shoshit me modelen (FOTO)

Menaxheri i njohur Faton Shoshi që pasi i dha fund lidhjes dhe bashkëpunimit me këngëtaren Era Istrefi ka qenë në vëmendje të mediave për shkak të jetës së tij private. Ai është parë shpesh herë nën shoqërinë e femrave të ndryshme dhe në media është aluduar se ai është në një lidhje.

Mirëpo vetë Fatoni nuk ka pranuar asnjë prej tyre. Së fundmi është zbuluar se menaxheri prej kohësh është në një lidhje me një modele. Sipas ‘Lajme.net’ Fatoni është në një lidhje me modelen kosovare, e cila jeton në Milano, Gresa Hoti.

Lidhja e tyre ka nisur prej kohësh dhe madje së fundmi Fatoni ka bërë dhe një postim ku shfaqet pranë modeles seksi.