“SULMET NDAJ ARTISTËVE”/ Bëri sikur s’e NJOHU dhe e konsideroi FANS, Olti Curri s’ja PËRTON Adelina Tahirit (FOTO) – AlpeGossip
“SULMET NDAJ ARTISTËVE”/ Bëri sikur s’e NJOHU dhe e konsideroi FANS, Olti Curri s’ja PËRTON Adelina Tahirit (FOTO)

“SULMET NDAJ ARTISTËVE”/ Bëri sikur s’e NJOHU dhe e konsideroi FANS, Olti Curri s’ja PËRTON Adelina Tahirit (FOTO)

Ditën e djeshme, gazetari Olti Curri thumboi këngëtaren e njohur Adelina Tahiri në një foto ku ajo kishte pozuar me bashkëshortin. Në pozën e publikuar në një faqe në Instagram shkruhej “Adelina Tahiri me bashkëshortin”, mirëpo të gjithë vunë re komentit e Oltit: “Kush është bashkëshorti këtu?”

‘Prive’ kontaktoi me këngëtaren, për të marrë mendimin e saj në lidhje me komentin e Oltit, mirëpo Adelina u shpreh se nuk e njihte dhe e konsideroi Oltin një fans.

“Kush është ky? Ndonjë fans? Apo ndonjë që do të bëjë emër në krah të të tjerëve? Se njoh. Kam fansa shumë. Shumë dashuri për të.”- u përgjigj Adelina.

Mirëpo, Olti ka vendosur të mos e lërë me kaq. Ai ka publikuar në Instastory lajmin e zënkës mes tyre dhe fjalëve të Adelinës se është thjesht një fans, i është përgjigjur:

“Po Adeline, jam fans i Azizit por meqë ai ka kohë pa dalë, ma nxjerr ti mallin e tij.”- shoqëruar me emoji duke qeshur.