MORI TITULL TË RËNDËSISHËM NË KOSOVË/ Ja çfarë shkruajnë mediat e huaja për Dua Lipën: U rrit në Britaninë e Madhe… – AlpeGossip
MORI TITULL TË RËNDËSISHËM NË KOSOVË/ Ja çfarë shkruajnë mediat e huaja për Dua Lipën: U rrit në Britaninë e Madhe…

MORI TITULL TË RËNDËSISHËM NË KOSOVË/ Ja çfarë shkruajnë mediat e huaja për Dua Lipën: U rrit në Britaninë e Madhe…

Pas performancës së saj elektrizuese në “Sunny Hill Festival”, Dua Lipa ka qenë në qendër të vëmendjes të mediave rozë, madje edhe atyre të huaja.

Këngëtarja me famë botërore u nderua më herët me titullin “Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës”.

E pikërisht lidhur me këtë kanë shkruar edhe mediat ndërkombëtare, të cilat e hapin shkrimin: “Dua Lipa është emëruar ambasadore nderi e Kosovës”.

“Ndërkohë që këngëtarja e “Don’t Start Now” u rrit në Britaninë e Madhe, prindërit e saj janë shqiptarë të Kosovës dhe familja u kthye në Prishtinë kur ajo ishte tetë vjeçe, menjëherë pasi Kosova shpalli pavarësinë”, shkruan “Independent”.

Dua Lipa ka publikuar së fundmi një postim në rrjete sociale ku bën me dije se Fondacioni “Sunny Hill” tashmë është bashkuar me Akademinë e kantautorëve në Suedi, Musikmakarna.

Qëllimi i tyre ka të bëjë pikërisht me krijimin e një programi të ri për kantautorët e rinj të talentuar në Kosovë.

“Fondacioni SunnyHill është bashkuar me Musikmakarna, akademinë e kantautorëve në Suedi për të krijuar një program të ri për kantautorët e rinj të talentuar në Kosovë”.

“Shkova në studio sot (e diel) për të parë se çfarë kanë bërë ata dhe u mahnita plotësisht nga talenti dhe produktiviteti i seancave brenda vetëm disa ditësh nga fillimi”.

“U ndjeva vërtet e frymëzuar dhe jam shumë e emocionuar që ne vazhdojmë të punojmë së bashku për të parë këtë program të rritet në diçka vërtet të bukur”, ka shkruar Dua në postimin e saj.