“NDOSHTA NDJENJAT JANË ATO QË THUA POR…”/ Komentuesja i “ngre nervat” Romes dhe ai nuk e la pa një përgjigje – AlpeGossip
“NDOSHTA NDJENJAT JANË ATO QË THUA POR…”/ Komentuesja i “ngre nervat” Romes dhe ai nuk e la pa një përgjigje

“NDOSHTA NDJENJAT JANË ATO QË THUA POR…”/ Komentuesja i “ngre nervat” Romes dhe ai nuk e la pa një përgjigje

Mbrëmjen e djeshme Romeo Veshaj postoi disa foto mjaft të bukura me partneren e tij Jonida Maliqi.

Ata pozonin në një mjedis tepër romantik, teksa në fytyrat e tyre lexohej qartë dashuria dhe lumturia.

“Ti buzëqesh, unë buzëqesh. Kështu funksionon”,- ka shkruar Romeo krah fotove, të cilat kanë bërë xhiron e rrjetit.

Në postimin e aktorit kanë vërshuar komentet pozitive dhe komplimentet, por sikundër dihet në fotot e figurave publike është thuajse e pamundur të mungojnë edhe komentet jo shumë të bukura.

Kështu një komentuse i ka shkruar Romeos: “Ndoshta ndjenjat janë ato që thua, por fotografia duket shumë fallco për ndjenjat që thua, mendimi im.”

Ky koment duket se ka marrë vëmendjen e aktorit, i cili ia kthyer një përgjigje epike: “Mos mendo kaq shumë se do rrish pa gjumë”.

Jonida dhe Romeo kanë qenë në qendër të mediave muajt e fundit, pas konfirmimit të marrëdhënies së tyre, teksa pa frikë mund t’i rendisim si një nga çiftet e preferuar të showbiz-it shqiptar.

Ata ndajnë herë pas here momente të ëmbëla nga përditshmëria e tyre me ndjekësit në rrjetet sociale, duke shkaktuar jo pak të qeshura.

Tani që po përjetojnë një romancë të ëmbël, ata duken më të lumtur se kurrë dhe këtë e tregojnë edhe postimet në rrjetet sociale.