DONI TË DOBËSOHENI? Fjoralba Ponari ju jep dietën ideale, ka funksionuar dhe tek ajo – AlpeGossip
DONI TË DOBËSOHENI? Fjoralba Ponari ju jep dietën ideale, ka funksionuar dhe tek ajo

DONI TË DOBËSOHENI? Fjoralba Ponari ju jep dietën ideale, ka funksionuar dhe tek ajo

Fjoralba Ponari ka rihapur një rubrikë ‘Ask a question’ në ‘Instagram’ ku ka zbuluar mënyrën si ka humbur kilet me detajet e dietës dhe regjimit ushqimor që ka ndjekur.

Dikush e pyet si u dobësua dhe moderatorja shpjegon: “Kam qenë 70 kg, shkova 50 (por nuk dukesha mirë). Tani jam 56 (+ ose – 2 kile më tepër) në varësi të stresit dhe ngarkesës në punë! Për t’u dobësuar, haja vakte çdo 3 orë, por në porcione të vogla. 1- Omletë të pjekur me perime në mëngjes (2 të bardha, 1 të verdhë, speca, karrotë, djathë). 2- 1 frut të stinës para dreke. 3- Sallatë sipas dëshirës dhe supë/ peshk në drekë. 4- 1 frut sipas dëshirës pasdite. 5- kos/ qumësht me tërshërë darkë. 6- çaj jeshil para gjumit. Ps: Konsumoja 2.5-3 litër ujë gjatë ditës. Uroj të kem ndihmuar”.

Këshillat që ka dhënë Fjoralba janë goxha të vlefshme dhe të përshtatshme nëse doni të humbni ca kile, për më tepër për të kanë funksionuar. Nëse nuk keni probleme me shëndetin nuk do ishte keq ta provoni edhe ju, në rast të kundërt mund të konsultoheni me specialistë të fushës.