Së fundmi, reperët publikuan dy postime në profilin zyrtar, Instagram teksa kanë thumbuar edhe kolegët e tyre.
“Shaolin Gang skanë nevojë as klipe me qit babo! Njejt osht si dul kanga me klip si pa klip, prap ka me dal vepër arti që met në histori. Qa kanë Shaolinat faj që komplet estrada jonë e lodhme ka met në vitin 2005, ndërsa Shaolin Gang janë duke jetuar në planetin namek viti 3018”, është mbishkrimi që ia ka vënë imazheve.
Këtë vit dyshja kanë publikuar këngë të ndryshme ku në përmbajtje kishin tekste mjaft eksplicite.