“S’JAM I LUMTUR QË DAL 1 HERË NË JAVË NË EKRAN”/ Alban Dudushi shprehet i pakënaqur për punën (FOTO) – AlpeGossip
“S’JAM I LUMTUR QË DAL 1 HERË NË JAVË NË EKRAN”/ Alban Dudushi shprehet i pakënaqur për punën (FOTO)

“S’JAM I LUMTUR QË DAL 1 HERË NË JAVË NË EKRAN”/ Alban Dudushi shprehet i pakënaqur për punën (FOTO)

I ftuar në “Pop Culture” këtë të shtunë mes të tjerëve do të jetë edhe Alban Dudushi. Pak orë më parë, Dojna Mema postoi në llogarinë e saj të Instagram-it një video përmbledhëse nga intervista e saj me të.

Gjatë bisedës, përveçse zbuloi se cili është i ftuari më tekanjoz që ka patur ndonjëherë në studio dhe detaje të tjera nga jeta personale, moderatori u pyet në lidhje me ndryshimin e programacionit.

I pyetur nëse është i mërzitur tani që partnerja e tij Bieta Sulo del çdo ditë  në ekran me emisionin e saj ‘Ftesë në 5’ dhe ai vetëm 1 herë në javë.

Dhe përgjigja e tij u duk se ishte krejtësisht origjinale.

“I lumtur që dal  një herë në javë nuk jam, por as i mërzitur!”- u shpreh Dudushi, gjë e cila të bën të mendosh se nuk është i kënaqur, por duket se e ka marrë lehtë.