“MË KUJTON DJALIN E OLTËS”/ Luizi komenton foton në ekran: Amar të përshëndes bashkë me mamin… – AlpeGossip
“MË KUJTON DJALIN E OLTËS”/ Luizi komenton foton në ekran: Amar të përshëndes bashkë me mamin…

“MË KUJTON DJALIN E OLTËS”/ Luizi komenton foton në ekran: Amar të përshëndes bashkë me mamin…

Një djalë i vogël me flokë bjond, i cili është fotografuar me kurriz në një fushë të gjelbër. Ishte kjo fotografia e radhës që banorët duhet ta komentonin.

Luizi tha se imazhi i sjell në mend djalin e Oltës, pasi klipi që u shfaq përpara disa kohësh në dhomën e ndenjes ishte i ngjashëm me fotografinë.

Ai madje përshëndeti nga ekrani Amarin, Oltën dhe bashkëshortin e saj Dorin. Dea Mishel tha se fotografia i kujton vëllain e saj të vogël, pasi ka qenë bjond njësoj si djali në foto.

“Djalin e Oltës. Kështu iu bë dhe klipi, ishte në natyrë, ishte me bluzë me mëngë të shkurtra, kishte një avion në dorë, ishte bar, ka qenë diku tek oborret e Topit madje dhe me këto pemët që janë pak si të zhveshura, se sapo kishin filluar të çelnin. Kështu i kishte flokët, pak më të shkurtra se ky, ky trup ishte. Amar të përshëndes bashkë me mami Oltën edhe me babi Dorin. Kaq kisha”, tha Luizi.

Ndërsa Efi Dhedhes e lidhi historinë e saj me parkun që ishte shfaqur në monitor. Ajo tha se i kujtohet periudha e pandemisë kur ka qenë në Gjermani, kur shkonte çdo ditë në park.

Krist Aliaj, djali i vogël në foto, i kujtoi veten e tij kur ka qenë fëmijë.