EKSPOZIMI I TË BRENDSHMVE/ Kjo tendencë e guximshme u rikthye papritur – AlpeGossip
EKSPOZIMI I TË BRENDSHMVE/ Kjo tendencë e guximshme u rikthye papritur

EKSPOZIMI I TË BRENDSHMVE/ Kjo tendencë e guximshme u rikthye papritur

Nuk e dimë nëse jeni gati për të dëgjuar në lidhje me tendencën e re që moda ka sjellë këtë sezon, por për një gjë jemi të sigurtë, ky trend kërkon shumë guxim!

Ekspozimi i mbathjeve nga pantallonat apo fustanet në pjesën e prapme u rikthye sërish dhe është këtu për të na treguar se do të qëndrojë,  për t’u bërë pjesë e kombinimeve tuaja…

Së fundmi, në sfilatën e pranverës 2020 nga Versace, Bella Hadid u shfaq në pasarelë me një kostum të zi dhe me mbathje të ekspozuara dhe siç ndodh gjithmonë, çdo gjë që Bella Hadid vesh, kthehet menjëherë në një trend të padiskutueshëm.

Sigurisht, ky trend nuk ka ardhur surprizë, “nostalgjia” që moda ka me trendet e kaluara ka rikthyer shumë herë tendenca të ndryshme dhe patjetër që as as kjo s’mund të mungonte… Më parë edhe modelja Hailey Bieber ka ekspozuar mbathjet në pjesën e prapme në tapetin e kuq të këtij viti në Met Gala dhe ky fustan ka momentin e tij në galerinë Met Costume.

E përdorur nga të gjitha vajzat e njohura në vitet 2000, kjo tendencë “ka parakaluar” në shumë tapete të kuq. Koha e mbathjeve të ekspozuara kujtohet gjithashtu me këngën “Thong Song” nga Sisqo ndaj, duajeni ose jo, ky është një trend që nuk mund të kalojë pa marrë vëmendje.

Jeni gati të tregoni edhe ju mbathjet tuaja? Instagrami do ta tregojë…