“HEIDI, TË QESHIN SYTË ME MERITONIN”/ Banorja i përgjigjet komentit, Françeska: Mos ia ke shkruar ti Romeo për provokim?! – AlpeGossip
“HEIDI, TË QESHIN SYTË ME MERITONIN”/ Banorja i përgjigjet komentit, Françeska: Mos ia ke shkruar ti Romeo për provokim?!

“HEIDI, TË QESHIN SYTË ME MERITONIN”/ Banorja i përgjigjet komentit, Françeska: Mos ia ke shkruar ti Romeo për provokim?!

Banoret e shtëpisë së Big Brother VIP, sot kanë lexuar komente për veten e tyre, të shkruara nga vetë ata.

Në një sfidë të Vëllait të Madh ata duhet të shkruanin komente për 3 ose 5 banorët e tjerë të shtëpisë, të cilat u lexuan dhe komentuan në sallon.

Dy nga banorët më të sulmuar ishin Heidi dhe Romeo. Një nga komentet për Heidin ishte: “Heidi, të qeshin sytë kur shikon Meritonin, me Romeon s’ta kam parë atë shikim.”

Heidi: Këto janë provokimet më të lodhura, unë me Meritonin jam grirë, është edhe shoku i Romeos.

Françeska: Mos e ke shkruar ti këtë Romeo? Për provokim?

Romeo: Aman se nuk kam pirë kafen e mëngjesit

Vesa: Kjo që e ka shkruar e shikon Meritonin vetë

Meritoni: Ti qenke çmendur, (i drejtohet Françeskës) si i thua Romoes ashtu?

Françeska: Ça do bëjmë tjetër, do i komentojmë

Komente të tjera ishin gjithashtu që “Romeo po viktimizohet” apo që “çifti janë aktorë të dobët.”