FJALËT PASKAN QENË TË VËRTETA/ Dj Sardi është fejuar dhe të gjithëve na ngelën sytë tek unaza në gishtin e tij! (FOTO) – AlpeGossip
FJALËT PASKAN QENË TË VËRTETA/ Dj Sardi është fejuar dhe të gjithëve na ngelën sytë tek unaza në gishtin e tij! (FOTO)

FJALËT PASKAN QENË TË VËRTETA/ Dj Sardi është fejuar dhe të gjithëve na ngelën sytë tek unaza në gishtin e tij! (FOTO)

Prej disa ditësh, Dj Sardi është kthyer në kryefjalën e mediave pas konfirmimit të romancës së tij të re me një vajzë ende misterioze për publikun.

Ai i habiti të gjithë me një foto romantike në bregdet, ku tregonte se po kalonte karantinën së bashku me partneren.

Madje, në një intervistë së fundmi u shpreh se propozimi romantik mund të kishte ndodhur, pa dashur ta japë lajmin zyrtar të cilin e ka dhënë në fakt unaza në gishtin e tij!

“Është serioze. Sigurisht që jam tip romantik. Propozimet edhe mund t’i kem bërë por s’i ka marrë vesh njeri. Ato janë të jetës sime personale. Jo nuk e kam bërë.”- u shpreh Dj, mirëpo ç’do të thotë tjetër unaza në dorën e tij të majtë?

Asgjë tjetër, veçse që propozimi romantik paska ndodhur dhe Dj Sardi është tashmë i fejuar!

Madje, të shumtë janë ndjekësit që i kanë komentuar për unazën, duke e uruar për hapin e madh që ka marrë në jetën e tij.

Tashmë të gjithë jemi kuriozë të njohim vajzën që i ka rrëmbyer zemrën Sardit dhe i ka thënë “Po” propozimit të tij!

View this post on Instagram

Buke, djath, domate ne 🏝

A post shared by DJ SARDI (@sardi.shehu) on