“DUHET TA NXEH PAK SITUATËN”/ Capital T lëshoi kunjën më diplomatike të mundshme (FOTO) – AlpeGossip
“DUHET TA NXEH PAK SITUATËN”/ Capital T lëshoi kunjën më diplomatike të mundshme (FOTO)

“DUHET TA NXEH PAK SITUATËN”/ Capital T lëshoi kunjën më diplomatike të mundshme (FOTO)

Janë bërë tre muaj që prej publikimit të këngës së fundit të Capital T, “O Ma”. Përgjatë kësaj kohe gjërat kanë vijuar normalisht, këngë të reja janë hedhur në treg për t’u shndërruar më pas në hite verore.

 Nuk ka munguar ritmi, prurjet dhe artistët. Ja që Capital- i nuk mendon kështu. Përkundrazi! Artisti ka postuar një foto në Instagram ku shkruan:

“Duhet lëshuar diçka për të nxehur situatën se ka nisur të ftohet.”

Me pak fjalë, është radha e Capital- it për t’i vënë gjërat në vijë. Meqë nuk besojmë t’u jetë referuar temperaturave të ulëta në Kosovë, me shumë mundësi bëhet fjalë për një projekt të ri që pritet të publikohet së shpejti.

Ju kujtojmë se përgjatë verës u fol rreth një bashkëpunimi të mundshëm të tij me Butrint Imerin, por se sa e vërtetë është kjo, mbetet për t’u parë.