“PASKE BALLKON TË RREZIKSHËM”/ Deputeti i njohur ngacmon live në emision ish-miss Shqipërinë (FOTO) – AlpeGossip
“PASKE BALLKON TË RREZIKSHËM”/ Deputeti i njohur ngacmon live në emision ish-miss Shqipërinë (FOTO)

“PASKE BALLKON TË RREZIKSHËM”/ Deputeti i njohur ngacmon live në emision ish-miss Shqipërinë (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme në studion e Procesit Sportiv ishte i ftuar edhe deputeti Kujtim Gjuzi. Gjatë emisionit, Gjuzi u vendos në qendër të vëmendjes me batutat e tij. Këtë herë në një panel ndryshe për Gjuzin ku nuk flitej për politikën, por për sportin, deputeti nuk i kurseu komplimentet për vajzat që ishin të ftuara në studio.

Në një moment, teksa moderatorja e emisionit e pyeti se në kohën kur ai luante futboll kush vishej më bukur, Gjuzi e ktheu vëmendjen tek vajzat e pranishme në studio, kryesisht ish-miss Shqipëria Silvana Bushati.

“Je veshur shumë bukur, si ti si mbesa ime që kam këtu në krahë ashtu edhe vajza përballë (referuar Silvana Bushatit) që s’ka nevojë për koment, pasi ka një ballkon të rrezikshëm dhe duket. Ballkonet janë të rrezikshme tek femrat”, tha Gjuzi gjatë emisionit.