E LIDHUR ME ERIK FULLANIN? Radha e Jasminës për të treguar të vërtetën që fshihet pas raportit të tyre – AlpeGossip
E LIDHUR ME ERIK FULLANIN? Radha e Jasminës për të treguar të vërtetën që fshihet pas raportit të tyre

E LIDHUR ME ERIK FULLANIN? Radha e Jasminës për të treguar të vërtetën që fshihet pas raportit të tyre

Teksa në sytë e publikut u duk se historia mes Andit dhe Jasminës u rindez sërish me ballafaqimin e tyre para disa ditësh në “Për’puthen 3”, në skenë doli një person tjetër.

Disa detaje bënë të aludohej se mes ish-konkurrentes së këtij formati dhe Erik Fullanit mund të ketë diçka.

Nga hulumtimi i bërë në rrjet vihej re se:

1.Në një foto të publikuar në Instagram, Jasmina shihet teksa pozon para një makine tip “Audi”, e cila duket e njëjtë me atë të djalit të ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit.

2. Jasmina dhe Eriku ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

 

3. Muaj më parë, kur Jasmina kishte vëmendjen maksimale u shfaq në Instagram-in e Erik Fullanit në një video Live ku dhe dërgoi një puthje publikisht, por më pas u shpreh se kjo ishte e gjitha një shaka.

4.Të dy shiheshin me të njëjtat rroba veshur, të cilat nuk ja kemi parë askujt tjetër.

Nisur nga këto, të gjithë po aludonin se dyshja mund të kishte nisur një marrëdhënie dashurie. Por duket se e vërteta është krejtësisht ndryshe.

Në lidhje me këtë ndjekësit e kanë pyetur Jasminën së fundmi dhe ajo i është përgjigjur se nuk është në një lidhje me Erik Fullanin.

Kujtojmë se dhe Eriku e ka mohur një gjë të tillë më herët. Në një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram, ai ka zgjedhur që të flasë në mënyrën e tij për këtë çështje.

Një ndjekës/e i ka shkruar: “Na e thuaj një herë e mirë je i lidhur apo jo?”.

Kësaj pyetjeje ai i është përgjigjur me fjalët:

“Jo, nuk jam (i lidhur). Jam beqar, single po meqë e keni kaq merak kur të lidhem do t’ua them. Burrash”.