U PËRFOL SE BASHKËJETONTE NË SHTËPINË E ALBI NAKOS/ Reagon Alba Hoxha: As nuk kam qenë dhe as do jem… – AlpeGossip
U PËRFOL SE BASHKËJETONTE NË SHTËPINË E ALBI NAKOS/ Reagon Alba Hoxha: As nuk kam qenë dhe as do jem…

U PËRFOL SE BASHKËJETONTE NË SHTËPINË E ALBI NAKOS/ Reagon Alba Hoxha: As nuk kam qenë dhe as do jem…

Ditën e sotme Newsbomb.al ka publikuar një lajm, referuar burimeve të Panorama.al, se balerina e njohur Alba Hoxha, prej kohësh jetonte në shtëpinë e koreografit Albi Nako, por kjo gjë është mbajtur e fshehtë.

Ata janë përfolur shumë, pasi në fillim nuk e pranuan lidhjen e tyre dhe më pas as ndarjen. Pas ndarjes Alba është larguar nga shtëpia e partnerit dhe ka marrë me vete gjërat e saj.

Burime për një media shqiptare thanë se ky vendim lidhet me ndikimin që kanë patur familjet e secilës prej palëve. Mirëpo nuk ka vonuar as reagimi i Albës, e cila i ka mohuar këto zëra, duke i quajtur spekulime.

“Boll më, unë as nuk kam qenë dhe as do jem në shtëpinë e koreografit”, ka thënë ajo në Instagramin e saj personal.