Po zbukurohet ditë pas dite! Si duket Xhensila në javët e fundit të shtatzënisë (FOTO) – AlpeGossip
Po zbukurohet ditë pas dite! Si duket Xhensila në javët e fundit të shtatzënisë (FOTO)

Po zbukurohet ditë pas dite! Si duket Xhensila në javët e fundit të shtatzënisë (FOTO)

Ajo po kalon një nga momentet më të bukura. Xhensila Myrtezaj është në pritje të ëmbël të një vogëlusheje me aktorin Bes Kallaku dhe po zbukurohet ditë pas dite.

Kishim dëgjuar për nurin e shtatzëninë, por kur shohim fotot që ka publikuar sot këngëtarja shqiptare, e vërtetuam më së miri këtë thënie.

Xhensila shfaqet mjaft në formë edhe pse do të bëhet nënë në pak javë. E veshur me një fustan të gjerë në ngjyrë portokalli, këngëtarja nuk ka mund ta fshehë dot barkun e rrumbullakosur.

E qeshur si gjithnjë, Xhensila na tregon se po kalon ditët më të bukura në pritje të vajzës. Më e lumtur se kurrë bukuroshja brune shfaqet rrëzëllitëse dhe duket sikur nuri i shtatzënisë e ka bërë edhe më të bukur.