ISAAC NUK I MBAN LOTËT PAS NDARJES NGA DUA LIPA/ Postimi i tij do t’ju thyejë zemrën – AlpeGossip
ISAAC NUK I MBAN LOTËT PAS NDARJES NGA DUA LIPA/ Postimi i tij do t’ju thyejë zemrën

ISAAC NUK I MBAN LOTËT PAS NDARJES NGA DUA LIPA/ Postimi i tij do t’ju thyejë zemrën

Duke dëgjuar muzikë melankolike; Isaac Carew nuk po i mban dot për vete emocionet pas ndarjes nga Dua Lipa.

Që dje, Isaac poston në Instagram video ku shpreh trishtimin ndërsa në një postim tashmë të fshirë, ai tregoi se i është thyer zemra përmes një fotoje të Bob Dylan, ku ky duket shumë i trishtuar.

Një prezantim vizual i mënyrës sesi ndihem brenda”, shkruajti Isaac, që e plotësoi postimin e tij me ikonën e një zemre të thyer.

Ishte tentativa e dytë e Dua-s dhe Isaac-ut për t’ia dalë së bashku.

18 muaj më parë, ata u ripajtuan pas një ndarjeje në shkurt të 2017-ës.

Ata janë njohur që në 2014-ën.

Pas ribashkimit në 2018-ën, Isaac u bë kryefjala e medias pasi u fotografua shumë pranë me një person në një klub në Londër.

Pas kësaj, ai e mohoi tradhtinë dhe e vijuan lidhjen, ndërsa Dua e mori me vete në Met Gala-në e saj të parë në maj.