E ZBULUAM MË NË FUND/ E dashura e Savianos qenka këngëtarja e famshme italiane – AlpeGossip
E ZBULUAM MË NË FUND/ E dashura e Savianos qenka këngëtarja e famshme italiane

E ZBULUAM MË NË FUND/ E dashura e Savianos qenka këngëtarja e famshme italiane

Maria Di Donna, e njohur ndryshe si Meg, është e dashura e re e Roberto Saviano-s.

Pas thashethemeve të ndryshme që qarkullojnë mbi jetën private të autorit të “Gomorra”-s, emri i saj është bërë i njohur më në fund nga mediat italiane.

Meg është një artiste italiane nga Napoli, 46 vjeçe, e njohur para së gjithash si këngëtarja e grupit 99 Posse, që u krijua në vitin 1991.

Muzika është pasioni i saj që nga fëmijëria. Jazz, samba, por edhe muzika napoletane dhe tingujt italianë të viteve ’70 kanë ndikuar në stilin e saj në vitet e para të karrierës.

Në periudhën e universiteti ajo u zhvendos në Londër ku u takua me 99 Posse dhe u bë pjesë e grupit.

Meg ka bashkëpunuar me Chemical Brothers, Garbage dhe Snoop Dogg. Në vitin 2015 ajo botoi albumin e fundit, “Imperfezione”. Tashmë, prej 15 vjetësh tashmë ajo këndon si soliste.

Këngëtarja bashkëjeton me shkrimtarin Saviano dhe të dy jetojnë herë në apartamentin e tij në New York, dhe herë në atë të këngëtares në Romë.